E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Qeveria po mbush boshllëqet që krijon largimi masiv i shqiptarëve me…”/ Presidenti Meta i kthen Kuvendit ligjin ‘Për të huajt’
Lajme

“Qeveria po mbush boshllëqet që krijon largimi masiv i shqiptarëve me…”/ Presidenti Meta i kthen Kuvendit ligjin ‘Për të huajt’

“D e k r e t o j:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.

Në argumentimin e tij, kreu i shtetit vë theksin tek rreziku që i kanoset Shqiperise si pasojë e shpopullimit, duke e quajtur “drama më e madhe, që po i ndodh vendit”.

Me kete ligj, Meta thote se Qeveria “po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër, plotësimin e boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore”.

“Në vazhdimësi prej kohësh kam shprehur publikisht shqetësimin tim dhe kam përcjellë mesazhe të qarta publike për faktin se, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile[2], duke shënuar edhe tkurrjen më të madhe të popullësisë nga migracioni. Vërehet një qasje e ligjvënësit dhe propozuesve për punësimin e të huajve, pa patur në konsideratë një politikë afatgjatë që synon krijimin e vendeve dhe kushteve më të mira të punës, për të mbështur më së pari punësimin e shtetasve shqiptarë, dhe për të dekurajuar sa më shumë ikjen nga vendi i tyre“, thekson Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.