“Qeveria po shpik një protestë tjetër”, kush e zbuloi planin e Ramës
Sociologu Ergys Mertiri në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se spektakli i dialogut vazhdon.
Mertiri më tej në postimin e tij ka shkruar se qeveria e spektaklit e ka tashmë në tavolinë strategjinë për të çmontuar protestën e studentëve.
Gjithashtu po në këtë posti, ai është shprehur se qeveria po shpik protestën që do, në mënyrë që të mund të gjejë dialogun e kërkuar për të defaktorizuar protestën e vërtetë.
Postimi i plotë:
Spektakli i dialogut vazhdon. Qeveria e spektaklit e ka tashmë në tavolinë strategjinë për të çmontuar protestën. Shko nëpër shkolla, mblidh një grup FRESH-istësh që kërkojnë dialog, futi në mes të turmës duke krijuar idenë se studentët janë të ndarë në dy grupe. Rrjedhimisht një pjesë e turmës mbetet e dyzuar, një tjetër që ka qejf protagonizmin dhe një tjetër që është mësuar të bindet, do të thyhet e do të pranojnë të bëhen pjesë e dekorit të spektaklit të monologut oratorik te kryeministrit që qeveris me retorike e batuta. Qeveria po shpik protestën që do, në mënyrë që të mund të gjejë dialogun e kërkuar për të defaktorizuar protestën e vërtetë. Kjo është arsyeja përse ky dialog është një farsë për t’ia hedhur lumit e për t’ua futur studentëve. Pretendimi për të pasur dialog me turmat, është gjëja me absurde. Pretendimi per një lloj demokracie të drejtperdrejtë ku protagonisti kryeminister shpalos aftësitë e tij për të bindur, elektrizuar dhe sugjestionuar turmat, është një film komik me të vetmin qëllim, spostimin e vëmendjes nga realiteti që është edhe më tragjik sa komizmi i vetë filmit. Në fund, protagonisti tragjikomik do të dalë i larë si shpëtimtar i protestës kundër tij, si luftëtar për të rregulluar sistemin që vetë ky e ka degjeneruar dhe si përfaqësues i denjë i një populli që del si idiot, që nuk di për çfarë proteston.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



