Qeverisja e të marrëve
Klodian Tomorri
Autoriteti i Konkurrencës thoteëse do të hetojë tregun e karburanteve për të zbuluar nese ka marrëveshje mes shoqerive të karburanteve per caktim çmimesh. Shumë mirë deri këtu.
Por dy herë në javë Autoriteti i Konkurrencës ulet në një bord bashkë me Ministrinë e Financave, atë të Energjisë dhe tregtaret e karburanteve. Dhe çfarë bejneë këta tek bordi? Caktojnë çmimin e naftes.
Ky i yni është Autoriteti i vetëm i Konkurrences në historinë e njerezimit dhe ndoshta edhe Universit, po pati jetë në ndonjë planet tjeter, i cili është zyrtarisht pjesë në kartel. Eshtë njesoj sikur polica e shtetit të bëjë vrasje me pagesë per llogari të bandave. Por zyrtarisht, se polic kriminele mund të ketë plot.
Ky lajmerimi që bordi vendosi çmimin x lekë liter në tre ditet e ardhshme është njesoj sikur policia të nxjerrë një deklaratë ku të thotë: forcat e policise kryen sot tre vrasje të suksesshme per llogari të bandes y. Çmenduri.
Tani puna është kë do hetojë Autoriteti i Konkurrences per fiksim cmimesh? Do hetojë veten?
Kujt do ia vërë gjobën për kartel? Vetes, ministrisë së financave apo asaj të energjisë?
Marrezite që ndodhin në Shqiperinë tonë tejkalojnë çdo kufi imagjinate.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



