E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët e Shkodrës ‘thyejnë’ orën policore, ndezin qirinj në protestën-homazh për Klodian Rashën
Publik News

Qytetarët e Shkodrës ‘thyejnë’ orën policore, ndezin qirinj në protestën-homazh për Klodian Rashën

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës është përkujtuar me një protestë homazh, i riu Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë nga policia në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Në heshtje, aktivistë kanë ndezur qirinj në pedonalen e qytetit.

Marshimi është bërë në heshtje dhe për më tepër pas orës 22:00, duke thyer në këtë mënyrë edhe orën policore të vendosur për shkak të Covid-19.

Policia e Shkodrës e ka ndjekur nga larg homazhin e aktivistëve, duke mos penguar askënd për marshimin dhe grumbullimine tyre edhe pse në fakt është e ndaluar.

Marshimi është mbyllur me vendosjen e qirinjve në dyert e prefekturës si një institucion në varësi të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.