E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët mbushin sheshet në Tiranë e Vlorë kundër Ramës e Berishës
Lajme

Qytetarët mbushin sheshet në Tiranë e Vlorë kundër Ramës e Berishës

Protesta e katërt kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec është shoqëruar me tensione në qendër të Tiranës, ku mijëra qytetarë dhe aktivistë u përballën me një perimetër të gjerë sigurie të ngritur nga policia.

Me argumentin e masave të shtuara për ndeshjen miqësore Shqipëri–Izrael, autoritetet kishin vendosur gardhe metalike, mjete policore dhe automjete ujëhedhëse në zonën e Urës së Lanës, në itinerarin që protestuesit ndjekin zakonisht drejt Kryeministrisë. Prania e shtuar e forcave të rendit u interpretua nga protestuesit si përpjekje për të bllokuar marshimin.

Megjithatë, skenari për kufizimin e lëvizjes nuk funksionoi. Pas grumbullimit përballë gardheve dhe kërkesave të vazhdueshme për hapjen e rrugës, situata u tensionua për disa minuta me shtyrje dhe debate mes qytetarëve dhe efektivëve.

Nën presionin e protestuesve, policia u tërhoq gradualisht nga pozicionet. Fillimisht u hap kordoni metalik që bllokonte kalimin, ndërsa më pas nga zona u larguan edhe automjetet ujëhedhëse dhe mjetet e tjera policore. Tërheqja e forcave të rendit u prit me brohoritje nga pjesëmarrësit, të cilët e konsideruan këtë si një fitore të protestës.

Sot shënohet dita e katërt radhazi e protestave kundër investimit të parashikuar në Zvërnec. Qytetarë, aktivistë mjedisorë dhe të rinj u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt selisë së qeverisë, ku kërkuan anulimin e projektit.

Ndërkohë, një tjetër tubim është zhvilluar edhe në Vlorë, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Flamurit në mbrojtje të interesave të qytetit.

Me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar institucioneve, protestuesit në Vlorë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për çështje që, sipas tyre, kërkojnë reagim të menjëhershëm. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar se mbrojtja e interesave të qytetit kërkon angazhimin e të gjithë qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.