E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët nuk e ndalin revoltën, sot dita e 84-të e protestës
Lajme

Qytetarët nuk e ndalin revoltën, sot dita e 84-të e protestës

Qytetarët do të rikthehen edhe sot në rrugët e Tiranës, duke vijuar për të 84-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, përpara se të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi dhe do të mbahen fjalimet e radhës.

Protesta është përqendruar prej javësh te kundërshtimi i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por mesazhet e protestuesve kanë shkuar përtej mazhorancës.

Në tubime është artikuluar vazhdimisht edhe pakënaqësia ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha. Protestuesit kërkojnë largimin e asaj që e konsiderojnë si “kastën e vjetër politike”, duke e paraqitur protestën si një revoltë kundër gjithë establishmentit politik.

Një prej thirrjeve që është përsëritur më shpesh gjatë protestave është “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa pjesëmarrësit kanë përdorur edhe slogane të tjera si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Protesta vijon prej 84 ditësh

Tubimi i sotëm vjen një ditë pas protestës së 83-të, gjatë së cilës qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, protestuesit nuk u shpërndanë menjëherë, por vijuan marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Me hyrjen në ditën e 84-t, protesta dëshmon se kundërshtimi ndaj qeverisë dhe klasës politike nuk është mbyllur pas disa tubimeve të njëpasnjëshme, por vijon të mobilizojë qytetarë në Tiranë.

Tubimi i sotëm pritet të nisë sërish nga sheshi “Skënderbej”, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë do të shoqërohet me thirrje dhe fjalime kundër qeverisë së Edi Ramës dhe establishmentit politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.