E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët pijnë gënjeshtra, Bashkia Vlorë ndërton mbi to
Lajme

Qytetarët pijnë gënjeshtra, Bashkia Vlorë ndërton mbi to

Av Arben Llangozi

Në Vlorë problemi i ujësjellësit nuk ka asnjë fatkeqsi natyrore siç u prezantua, por gjithçka është një aferë korruptive thellësisht të dyshimtë e bashkisë Vlorë.

Sipas të dhënave, dëmtimi i kolektorit kryesor ka ndodhur gjatë gërmimeve për një leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia Vlorë shtetasit Arben Avdyli. Leja është dhënë mbi linjën qendrore të ujësjellësit, fakt që ngre dyshime serioze mbi mënyrën se si janë miratuar dokumentet.

Dëmtimi i tubacionit nuk është pasojë e një fenomeni natyror, por rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes njerëzore, çka e bën të pajustifikueshme çdo përpjekje për ta trajtuar si fatkeqësi natyrore.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë konkrete dhe të rënda, si u lejua ndërtimi mbi një kolektor kryesor nga bashkia Vlorë? Kush mban përgjegjësi për verifikimin teknik, a është ndryshuar apo tjetërsuar statusi i kolektorit dhe mbi çfarë baze ligjore? Si dhe pse institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar me transparencë që në momentin e parë.

Rasti merr përmasa edhe më shqetësuese për shkak të heshtjes institucionale dhe mungesës së një hetimi të thelluar penal, ndërkohë që pasojat i paguajnë qytetarët përmes mungesës së shërbimit dhe pasigurisë së infrastrukturës publike.

Ky është një rast tipik që kërkon hetim të pavarur dhe verifikim të plotë të dokumentacionit të lejes së ndërtimit, përgjegjësive zinxhir dhe rolit të çdo institucioni të përfshirë, sepse dëmtimi i infrastrukturës nuk është incident teknik, por sinjal alarmi për keqmenaxhim dhe abuzim me pushtetin administrativ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.