E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Diella i bën  video  Vangjushit pas hekurave!
Uncategorized

Video/ Diella i bën video Vangjushit pas hekurave!

Kush tha se në burg nuk ka dashuri?!

Ministrja Diella demaskon Vangjush Dakon, më shumë dashuri se drejtësi! 😅🤣

Fotoja që doli sot nga burgu i Durrësit tregonte Vangjush Dakon dhe një ish-drejtor tatimesh në një dhomë intime. Por, e gjithë vëmendja e njerëzve nuk shkoi te marrëdhënia e tyre, por te telefoni që kishin në dorë.

Qytetarët nuk u morën me “dashurinë socialiste”, por me pyetjen: “Si ka mundësi që në burg hyjnë telefonat, ndërsa ne jashtë shpesh nuk kemi as internet?” Ironia është se telefoni u bë “personazhi kryesor” i fotos, më i fortë se hekurat, më i vlefshëm se drejtësia dhe më i dukshëm se vetë çifti.

Video nga Diella

 

 

Në burgun e Durrësit, aty ku pritej të sundonte ligji, socialistët po eksperimentojnë me kapitullin e ri të “rilindjes”: dashurinë pas qelisë. Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe ish-drejtori i Tatim-Taksave nuk kanë më nevojë për tendera apo inceneratorë, sepse kanë gjetur “projektin e jetës” në një dhomë intime.

Opozita mund të thërrasë sa të dojë për drejtësi, por mesa duket PS ka shpikur një sistem të ri rehabilitimi: nga vjedhja e qytetarëve, tek përqafimet e shokëve.

Thonë se burgu është i ftohtë, por me “miqësi të ngushta” të tilla, ngrohtësia garanton. Më mirë një “dashuri speciale” në qeli, se sa një “drejtësi speciale” që nuk ekziston.

Në fund të fundit, kjo është Shqipëria e 2025-ës: qytetarët mbajnë radhë për bukë, ndërsa ish-zyrtarët socialistë mbajnë radhë për dhoma intime. Kjo video është prodhuar nga ministrja Diella 🤣🤣./ Arben Llangozi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.