E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarëve u duhen 18.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë
Denoncime

Qytetarëve u duhen 18.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për thellimin e krizës së përballueshmërisë së banesave në Tiranë, duke theksuar se blerja e një apartamenti është kthyer në një objektiv thuajse i paarritshëm për shumicën e qytetarëve.

Në një reagim publik, ajo deklaroi se një qytetari shqiptar i duhen mesatarisht 18.6 vite punë për të siguruar një banesë në kryeqytet, pa përfshirë shpenzimet e përditshme, taksat apo kostot e tjera të jetesës.

Sipas Tabakut, rritja e çmimeve të apartamenteve nuk po ndjek një logjikë normale ekonomike dhe nuk lidhet me kërkesën reale në treg. Ajo nënvizoi se çmimet janë rritur me ritme shumë të larta, duke arritur në 41.6% në baza vjetore – një nivel që, sipas saj, tejkalon jo vetëm vendet e rajonit, por edhe shumë shtete të Bashkimit Europian.

Deputetja theksoi se kjo situatë ka krijuar një hendek të madh mes të ardhurave të qytetarëve dhe kostos së pronës, duke e bërë tregun e banesave praktikisht të papërballueshëm për familjet shqiptare.

Ajo e cilësoi zhvillimin aktual si një “flluskë ndërtimi”, duke ngritur dyshime se rritja e sektorit nuk reflekton zhvillim të shëndetshëm ekonomik, por lidhet me fenomene informale, përfshirë edhe pastrimin e parave.

Në vlerësimin e saj, përfitimet nga kjo situatë janë të përqendruara në një grup të vogël, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me rritje të kostos së jetesës dhe pamundësi për të siguruar një banesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.