Qytetari denoncon agjencinë “Viza Travel”: Më mashtroi duke më marrë 500 euro për vizë pune në Gjermani
Një qytetar k mashtruar ka denoncuar agjencinë “Viza Travel” pasi sipas tij e ka mashtruar duke i marrë 500 euro për vizë pune në Gjermani. Qytetari shkruan për redaksinë tonë se të gjithë duhet të kenë kujdes nga kjo agjenci me në krye Hamëz Bytyqin, i cili me agjencinë e tij ofron mundësi punësimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Por Bytyqi i ka para të papaguara jo vetëm qytetarit që denoncon rastin e tij në redaksi, por edhe disa aplikuesve të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e kësaj agjencie, duke paguar nga 500 euro, për të gjetur vend pune në Gjermani a vendet e tjera të Evropës, por agjencia i ka mashtruar, i ka mbajtur paratë dhe i ka bllokuar në numrat e tyre të telefonit.
Qytetari thotë se para dy vitesh i ka paguar 500 euro kësaj agjencie për vizë punësimi në Gjermani dhe ende nuk ka marrë paratë mbrapsht, ndonëse kërkesa e qytetarit është e vazhdueshme ndaj pronarit, por ky i fundit i bën bllok. qytetari i kërkon Hamëz Bytyqit, që t’ia kthejë paratë e paguara në momentin që ka aplikuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



