Qytetari para SPAK-ut: Më kanë vrarë nënë dhe dajën për shtëpinë!
Qytetari Rexhep Ademi ka nisur një grevë urie para godinës së SPAK, duke kërkuar drejtësi për familjen e tij.
Në duar, Ademi mban tre pankarta me emrat e nënës, dajës dhe familjarëve të tjerë që, sipas tij, janë vrarë për shkak të konflikteve për pronat. Ai shprehet se është gati të shkojë deri në vetëflijim për të kërkuar drejtësi.
“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim,” tha ai për mediat.
Ademi akuzon se shteti ka arkivuar si “vetëvrasje” vrasjen e familjarit të tij, Selman Ismaili, dhe ka mbyllur sytë ndaj tentativës për vrasjen e Sheko Qerim Ademit. Ai i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë rastin dhe të zbardhë të vërtetën.
“SPAK është institucioni i fundit ku kam ende besim,” tha Ademi, ndërsa qëndron përpara godinës së institucionit me pankartat në duar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



