E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarit i shkon përmbauesi privat për gjobën në kohën e Covid-19
Publik News

Qytetarit i shkon përmbauesi privat për gjobën në kohën e Covid-19

Nga 100 mijë, i kërkon 340 mijë lekë!

Dy vite më parë, në kohën e Covid-19, policët bashkiakë, por edhe ata të rendit, pas urdhërave të marra nga Rama në shtëpinë e tij në Surrel, nuk e kishin për gjë fare, të gjobisnin bizneset, por edhe qytetarët, që thuhej se shkelnin aktin normativ, të firmosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Një nga të gjobiturit është edhe një i ri nga Tirana, i cili, asi ka thyer aktin normativ, pra ka dalë jashtë orarit dhe është gjobitur nga një punonjëse e policisë.

Siç shihet nga dokumenti i mëposhtë, i riu është gjobitur dhe më pas çështja ka kaluar në Gjykatë.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur pak ditë më parë?

Të riut, i vjen një letër nga një përmbarues Gjyqësor privat, me emrin Besnik Dokushi dhe i kërkon, që i gjobituri të bëjë pagesën, tek llogarite e tij personale, pra të përmbaruesit gjyqësorë privat.

Kjo letër, i ka ardhur në një kohë, kur të gjithë mendonin se gjobat janë falur, por mesa duket nuk ka asnjë shkresë, por vetëm me llafe Facebook-u, nga Surreli.

Megjithatë, e gjithë procedura e ndjekur nga përmbaruesi gjyqësorë privat është në rregull dhe gjithçka është konform ligjit, por a është kjo e drejtë?

Gjobat u vendosën ndaj bizneseve, si një masë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe jo për të shërbyer në pasurimin e të fortëve dhe sorollatjen e të dobtëve. Gjithashtu, ishte shteti ai që vendoste sanksione dhe duhet të ishte ai autoriteti që mblidhte gjobat.

Por, qokat në institucionet e larta, kanë bërë që qytetarët e gjobitur të zhvaten shumë e më shumë. Marrim rastin e mbërritur në redaksinë e JOQ.

Qytetari, siç shihet edhe nga dokumenti është gjobitur vetëm 100 mijë lekë të vjetra, ndërsa, përmbaruesi gjyqësorë privatë, i kërkon plot 340 mijë lekë të vjetra, pra më shumë se dyfishi, duke i kërkuar atij edhe tarifat.

Kjo tarifë e përmbaruesit, normale që një pjesë do shkojë për drejtorat që kanë bërë këtë marifet për t’i marrë gjobën kokërr më kokërr qytetarit, por edhe ca më shumë.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.