E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radhimë, bllokohen dhjetëra mjete lundruese, Policia e Kufirit: Asnjë nuk do dalë pa verifikim
Lajme

Radhimë, bllokohen dhjetëra mjete lundruese, Policia e Kufirit: Asnjë nuk do dalë pa verifikim

Forca të shumta të policisë kufitare të Vlorës dhe repartit special “Delta Forca” kanë dalë në aksion për bllokimin e mjeteve lundruese. Ora News ka arritur të xhirojë pamjet brenda repartit special “Delta Force” në Radhimë.

Janë 10 jetski dhe 5 gomone të bllokuara brenda dy ditëve. Oficerët thanë se këto mjete lundruese janë kapur duke kryer manovra të rrezikshme, në shkelje të rregullave të sigurisë në det.

Në stacionin e policisë kufitare të Triportit, ku mbahen për verifikim 33 dokumentacione te mjeteve lundruese e skafe si dhe 4 jet ski te bllokuara, raporton gazetari i Ora News.

Drejtori i ri i Policisë së Kufirit në Vlorë Eduart Sulejmani tha në bisede telefonike se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë derisa të kryhet verifikimi i dokumentacionit.

Sipas tij, mjetet lundruese që përdoren për qëllime turistike apo private duhet të kenë një sërë dokumentesh që nga licenca e deri tek NIPT-i. Në varësi të shkeljeve pritet të merren masa nga gjoba deri në bllokimin e mjetit lundrues.

Kontrollet e Policisë Kufitare janë shtrirë në vijën bregdetare të jugut pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku oficeri i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjecaren Jonada Avdia teksa lahej në det.

Përpos Triportit dhe Delta Forca, një tjeter pikë bllokimi është ngritur dhe në Porto Palermo të Himarës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.