E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raffensperger: I zhgënjyer që partia ime  humbi, por që “numrat nuk gënjejnë“. Z. Biden fitoi
Publik News

Raffensperger: I zhgënjyer që partia ime humbi, por që “numrat nuk gënjejnë“. Z. Biden fitoi

Vendimi vjen ndërkohë që përpjekjet ligjore nga aleatët e Donald Trump për të sfiduar humbjen e tij u hodhën poshtë në tre shtete të tjera.

Demokrati mundi rivalin e tij Republikan në Xhorxhia me 12,670 vota. Z. Raffensperger tha të premten se ishte i zhgënjyer që partia e tij humbi, por që “numrat nuk gënjejnë“. Z. Biden do të marrë detyrën në janar si presidenti i 46-të i SHBA.

Marzhi i fitores së Z. Biden në votimet e publikut në përgjithësi qëndron në më shumë se 5.9 milionë vota më shumë. Fitorja e tij në sistemin e Kolegjit Zgjedhor të SHBA, i cili përcakton se kush bëhet president, parashikohet të jetë 306 me 232 – shumë më shumë se 270 që i duhen për të fituar.

Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë dhe ka bërë akuza për mashtrim të gjerë zgjedhor, pa siguruar ndonjë provë, shkruan BBC.

Humbja e fundit vjen ndërsa ai ka thirrur ligjbërësit e shtetit Michigan në Shtëpinë e Bardhë përpara afatit të këtij shteti për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.