E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rakip Suli shpall fitues për 120 milionë, të akuzuarin nga prokuroria për vjedhjen e zhavorrit të lumit
Publik News

Rakip Suli shpall fitues për 120 milionë, të akuzuarin nga prokuroria për vjedhjen e zhavorrit të lumit

Skandalet nuk kanë fund në Shqipëri dhe për sa kohë autoritetet që kanë për detyrë të hetojnë “flenë gjumë”, të pabërat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Rakip Suli i Bashkisë Kamëz është personi i rradhës i cili vazhdon të bëjë çudira me tenderat që jep institucioni që drejton.

1

Në rastin konkret përveç parregullsive në tender, i shtohet edhe fakti se njëri nga fituesit është akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e zhavorrit të lumit. Bëhet fjalë për shtetasin Hajredin Ukperaj, administrator dhe pronar i subjektit DENIS-05. Ky person u akuzua zyrtarisht nga prokuroria në vitin 2018 se bashkë me disa biznesmenë të tjerë kishte vjedhur zhavorrin e lumit Shushicë në Vlorë.

2

Madje konkretisht akuzat ndaj tij ishin tre: “Shkatërrim të pronës me mjete të tjera”, “Fallsfikim të dokumentave” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Por duket se ky fakt nuk i ka bërë aspak përshtypje Rakip Sulit dhe nuk ka hezituar ta shpallë fitues. Jo vetëm kaq, por në fakt rezulton se një tjetër firmë pjesëmarrëse ka ofruar vlerë më të ulët sesa fituesi, por nuk është marrë në konsideratë nga Bashkia Kamëz.

3

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-37515-07-29-2022 dhe me objekt “Ndërtim Rruga “Haki Taho” Paskuqan 1”. Fondi limit i tij është 11,829,704 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 7 firma, nga të cilat siç përmendëm është shpallur fituese firma DENIS-05 në pronësi të Hajredin Ukperaj e cila ka garuar së bashku me firmën tjetër XHAST në pronësi të shtetasit Agim Kraja. Këto firma u shpallën fituese për vlerën 9,866,700 lekë të reja pa TVSH ose rreth 118 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

4
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.