E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: 261 pallate të pabanueshme
Publik News

Rama: 261 pallate të pabanueshme

Është mbledhur për herë të dytë Komiteti Kombëtar i Rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Kryeministri Rama e nisi këtë mbledhje duke thënë se aktualisht janë vlerësuar 261 pallate si të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshëm.

Sipas Ramës, banesa të pabanueshme janë konstatuar 2030. Pallate me dëme të konsiderueshme dhe të mesme janë 851 apartamente.

Kryeministri theksoi se te pallatet e dëmtuara rëndë po bëhen një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut dhe sipas specialistëve të huaj, një pjesë e këtyre pallateve janë me struktura të padëmtuara, por të rikuperueshme.

Në qytetin e Durrësit do të shemben 438 objekte. Kryeministri bëri të ditur se aktualisht janë në terren 500 inxhinierë. Po ashtu janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja.

Ndërkohë Rama pati një mesazh edhe për ata persona që sipas tij, dëmtojnë qëllimisht banesat e tyre duke shpresuar se mund të marrin ndihmë nga strukturat shtetërore. Ai i paralajmëroi qytetarët mos të bëjnë veprime të tilla, pasi të gjitha banesat e dëmtuara janë inventarizuar dhe nuk do kenë fare shanse të përfitojnë përmes mashtrimit.

“Ka raste  që iu bien mureve me vare, por kjo histori ka një cak. Unë iu them  të gjithëve të mos bëjnë gjëra të tilla.  Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën edhe nuk futen dot në shtëpinë e tyre. Në këtë pikë duhet të jem shumë i qartë se është e pamundur të bëjmë atë  “shto, shto, shto”. Kemi nëpër hotele njerëz që i kemi mbajtur, sepse janë të traumatizuar etj etj”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Në fund, shefi i qeverisë iu bëri apel bashkive, që të garantojnë marrëveshjet e bonusit të qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.