E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama akuza presidentit Meta: Paguan para në botë, për të sterrosur vendin
Publik News

Rama akuza presidentit Meta: Paguan para në botë, për të sterrosur vendin

Me këtë postim në Twitter, shefi i qeverisë i referohet presidentit Ilir Meta lidhur me lajmin që ministria e Brendshme Italiane akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit, se kishin aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë “Rama” në Tiranë.

“Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar”, e komenton Rama këtë lajm.

Postimi i plotë i Ramës

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.