E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Basha menaxheri i shoqërisë aksionere ‘Meta-Berisha’! Ja pse e duan të lidhur para zgjedhjeve
Publik News

Rama: Basha menaxheri i shoqërisë aksionere ‘Meta-Berisha’! Ja pse e duan të lidhur para zgjedhjeve

Kreu i qeverisë Rama e cilëson Bashën si menaxherin e një shoqërie aksionere, ortakë të së cilës sipas tij janë Ilir Meta dhe Sali Berisha.

“Ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë Reformën në Drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjeshtë se kaq. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve.

Këtu problemi nuk është Ilir Meta, këtu problemi është Lulzim Basha, që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen, dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh.

Por nuk mund t’ia kërkojmë sepse nuk është lideri, është menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Bërisha, me një noterë dhe përmbaruese, Monikën”, tha Rama.

Gjatë një interviste të dhënë dje në emisionin “Fronteline” në News24, presidenti Ilir Meta u shpreh se: “Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. Jo si President i Republikës. Ata të mos e gënjejnë se i dalin për zot të prekë votën e lirë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.