E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama bën thirrje për zbatimin e masave: Ky armik nuk pyet as për malësor, e as për lab, por godet.
Publik News

Rama bën thirrje për zbatimin e masave: Ky armik nuk pyet as për malësor, e as për lab, por godet.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale ku ndodhet vendi për shkak të përhapjes së koronavirusit

Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për higjienën sepse bota është në luftë me një armik të padukshëm, që pavarësisht se do ta fitojmë luftën duhet të mbrohemi.

Rama tha se i mbylli shkollat jo që të rinjtë të shkojnë lokaleve dhe të grumbullohen, por sot më shumë se kurrë të mbrojnë veten dhe të afërmit.

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër, por një thirrje që buron nga këshilla nr.1 e OBSH dhe të gjithë ekspertëve të fushës në mbarë globin. Vendosëm të mbyllim shkollat, çerdhet, universitetet. Jo për tu dhënë një dy javësh pushim për tu mbledhur nëpër disko, pube, argëtuar si të ishte një kohë e zakonshme, sepse kjo është një kohë lufte që bota do ta fitojë, ne do ta ftojmë, ne të gjithë duhet çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund ti shkaktohen shëndetit tanë dhe të njerëzve tanë.

 Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe të njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e atyre që janë të sëmurë mes nesh. Kjo do të thotë që mund të jesh malësor, lab, mund të kesh shumë për tu krenuar me historitë e trimërisë në male apo bregdet, por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je dhe as se çfarë historie ke dhe as ku je. Godet”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.