E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama debat  me gruan në Ndroq: Demin do ta sjellim për lopën, jo për ty
Publik News

Rama debat me gruan në Ndroq: Demin do ta sjellim për lopën, jo për ty

Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, inspektuan këtë të hënë punimet në “Lagjen e Re” në Ndroq.  Gjatë inspektimit Kryeministri u takua dhe me një banore, e cila siç tha kishte disa orë që e priste. Ajo shprehu falenderimin ndaj qeverisë për investimet e bëra, si dhe tregoi të gjithë pakënaqësitë që kishte. Por gjatë bisedës Rama e lëshoi gjuhën me gruan duke rrëshqitur në seksizëm teksa i tha gruas se demin do e sjellim për lopën, jo për ty.

Biseda e plotë

Edi Rama: Duhet të sjellin dhe një lopë tjetër, ose dem.

Banorja: Nuk e dua dem.

Edi Rama: Për lopën jo për ty. Jam kryeministri i vetëm në botë që kërkoj fjalën. Më lini të flas.

Banorja: Ma jep dorën. Le ta marr COVID-in prej teje.

Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin se nuk e merr COVID-in prej meje, nuk ta jap dorën kurrë unë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.