Rama e sfidon: Lulzim, përgjigju pse PD… Basha: Je i mbaruar, gati të dalësh lakuriq
Kryeministri Rama ka sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha teksa e ka ftuar te vije ne foltore dhe t’u pergjigjet shqiptareve per nje sere pyetjesh qe lidhen me Himaren dhe qendrimin e PD per projektin me te fundit te rilindjes urbane ne ate zone.
Rama:
Lulzim hajde këtu jepu përgjigje shqiptarëve sot, nga veriu në jug, brenda dhe jashtë cfarë donte dje në Himarë PD
Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë për projektin e rilindjes urbane në Himarë
Përgjigju shqiptarëve tani cfarë është Himara për ty, dhe cfarë shkeljesh sipas teje ka bërë qeveria në përpjekjne për ta shndërruar Himarën nga një bathore në det në një gji turistik mesdhetar
Si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e letrës së kreut të opozitës greke, drejtuar BE.
Përgjigju shqiptarëve pse PD është kthyer në propagandë të shfrenuar kundërshqiptare
Reagon Basha
Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Korrupsioni është kthyer në kapje shteti sepse ti merr milionat nga xhepat e shqiptarëve për të shpërblyer oligarkët.
Ja ku e ke eksportin o më i madhi i kastravecëve. Eksporti jot është droga. i ke vënë kazmën vendit.
Ti nuk mund të ishe aty me një sistem demokratik. I gjithë investimi yt është që ky sistem të mbetet në dorë të kriminelëve.
Por ti do japësh llogari, herët e a vonë. Por unë besoj më shumë herët sesa vonë.
Rama: Të bësh pyetje ty Lulzim jashtë programit të gramafonit është si ti kërkosh një xhuboksi një këngë që nuk e ka të regjistruar. Je një gramafon taman si ajo ‘la voce del padrone’. Çfarë donte PD dje në Himarë.
Unë nuk mendoj që ju jeni anti-kombëtarë dhe anti- shqiptarë, por ju jeni thjesht ca njerëz që nuk mbani përgjegjësi. PD sot duhet tu shpjegojë shqiptarëve, cilat shkelje ka bërë qeveria shqiptare në Himarë në raport me ligjet e vendit dhe në funksion të një projekti si qindra të tjerë në të gjithë vendin. Pse iu bashkuat një kori të ngritur mbi të pavërteta. Çfarë është Himara për PD-në.
Basha: Ky eshte patrioti i madh, qe con ne azil shqiptaret, 43% e familjeve nuik kane mundesi te ngrohin shtepite, ky patrioti i madh, streha e fundit e maskarait eshte pseudopatriotizmit, po te ishe patriot ti kishe dhene deoreheqje diten kur tu kapen mushkonjat e para, ti duhet te ishe shkarkuar dhe proceduar para drejtesise. Ti nuk e fiuton dot kurre kete beteje, as per te justifkuar se ta kane mbyllur derten Evropa. Ti je i mbaruar, je gati te dalesh lakuriq
Rama: Nuk i numerova fyerjet vulgare, nuk shaj dhe nuk fyej, askujt nuk i kam thene as kriminel, se nga budallalleku do i marrin per te verteta. Pyetjes nuk i shmangesh dot, i referohesh te shkuares kush do procedohet, te jeni te qete, kete do e vere ne vend drejtesia e re qe do te linde doni apo nuk doni ju, si rezultat i reformes dhe vetingut, ketu do jemi edhe do shikojme. Lulëzim, keni shitur një pjesë të territorit me firmën tuaj. Keni shkelur interesin kombëtar, kushtetutën e vendit dhe firmosët një marrëveshje që cenon integritetin territorial të këtij vendi. Prandaj sot kemi një dialog të vështirë me fqinjët. Kurrë nuk do iu them ju antishqiptar, antikombëtar, Saliut, që ka bërë shumë dëme, as ty që ke bërë më pak se s’ke pasur mundësi të bësh më shumë. Por mund të gjykohen si të papërgjegjshëm, papërgjegjshmëri që ju e keni treguar vijimësisht dhe sado ta këndoni këtë hitin e fundit që keni caktuar për ta përsëritur në gramafonin e PD, njerëzit atje jashtë shohin, dëgjojnë dhe kuptojnë.
Basha: Nuk thoni asnje fjale per ata shqiptare qe ikin nga syte kembet, moti po ftohet, familjen nuk kane mundesi te ngrohen, asnje fjale nuk thua dot. Miliona shqiptare nuk ngrohin dote shtepite, te tjera jane bajga. Vjen ketu dhe ndot ambientin, njerezit s’te besojne me, ta kane pire ujin shqiptaret, ti je shkaktari dhe pergjgjesi kryesor, je autori i nje ekonomie ne krize qe nuk prodhon asgje vec droges, ti je pergjegjesi i marrjes peng te vendit me kriminelet. PS nuk mund ta them kurre se eshte antikombetare, se kam miqesi me socialiste qe jane po aq te deshperuar sa une. Je ti Edi Rama, askush tjeter, te gjithe ata njeerz qe kane dorezuar dinjitetin dhe behen sharlatanet e shfaqjes tende makaber, qe le vendin pa pune e sguri qe ti dhe krimi te keni 1.3 miliard te ardhura ne vit. Vendi u fut ne NATO, u hoqen vizat deri sa erdhe ti, kush i solli banditet ne Kuvend, perdhunuesit ne krye te bashkive, kush i ul bandidatet ne tavoline me politikanet. Largimi yt sot nuk eshte kerkesa ime, zgjidhja qe parashtroj para cdo shqiptari qe do te jetoje ketu, por eshte zgjidhja qe bashkon cdo njeri te ndershem, demokrat e socialiste.
Basha i përgjigjet Ramës: Të ka mbetur vetëm të zhvishesh këtu. Po i thoni trëndafil, kanabisit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur fyerjeve dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Duke folur në foltore, Basha i tha Ramës se të ka mbetur vetëm të zhvishesh në sallë për të mbrojtur drogën.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Ju jeni gati t’i thoni trëndafili kanabis. Ty të duket greqisht ajo. Ishte provokim shqip se i ka mbetur të zhvishet vetëm për të mos i dhënë përgjigje një pyetje të vetme: a je ti Edi Rama kryeministër i një vendi me 1.3 miliardë euro drogë në vit? A je ti që ke kërkuar që ata që kërkohen nga Europa të gjejnë strehë këtu?
Ka vetëm një arsye që të justifikojë
Ku shkuan 1.3 miliardë euro? Po ta thotë INSTAT.
Ky është një vend i kapur nga mafia dhe kryeministri kukull do të shpikë gjithçka për t’u shmangur. Streha e vetme është pseudopatriotizmi.
Shqiptarët nuk blejnë dot bukë nën sundimin tënd dhe jo vetëm varfëria po nga pasiguria.
I ftoj qytetarët shqiptarët të shikojnë përtej vellos së përdalë, mos dëgjoni llomotitjet e tij. Qëmtoni me kujdes a ka kurajo ky njeri t’u thojë shqiptarëve se pse i bëri kriminelët deputetë? Pse e mbron Saimir Tahirin të kapur nga antimafia italiane si bashkëpunëtor të Habilajve? Nuk ka dhe as nuk do të ketë. Ai nuk bën dot as shkarkimin e Gramoz Ruçit, as të Fatmir Xhafës, as të Agron Xhafës se ky është përfituesi më i madh.
Ky njeri është problemi dhe me të Shqipëria nuk do të ecë asnjë ditë drejt integrimit. Shfaqje e shëmtuar për të mbrojtur miliardat e eurove vit për vit. Po mbron miliarda euro të drogës. Po mbron pasuritë dhe pushtetin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



