E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet pas takimit me ish-presidentin Thaçi në Hagë: Më kishte marrë  malli
Lajme

Rama flet pas takimit me ish-presidentin Thaçi në Hagë: Më kishte marrë malli

Kryeministri Edi Rama flet pas takimit me Presidentin Thaçi në Hagë:

Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. Kur e kam takuar para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës Clirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UCK.

Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera se ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike e sovrane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.