E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për konfiskimin e pallati në Vlorë
Lajme

Rama flet për konfiskimin e pallati në Vlorë

Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë masash të reja për forcimin e kontrollit mbi ndërtimet dhe territorin në Shqipëri, duke theksuar se çdo objekt që shkel lejen e ndërtimit do të përballet me shembjen ose konfiskimin për funksione publike.

Rama theksoi se punonjësit e bashkive që kryejnë akt-kontrollin në çdo fazë të ndërtimit, por që mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i referohen prokurorisë për veprat e mundshme penale. Kryeministri nënvizoi se “symbyllësit”, që përfshijnë inspektorët, shefat e bashkive, punonjësit e policisë dhe çdo tjetër që abuzon me pozitat e tij, do të mbajnë përgjegjësi të fortë, si në aspektin administrativ ashtu edhe penal.

“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme.

Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë

Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.