Rama flet për njësinë superspeciale për ‘të fortët’: Të përgatiten për t’u fshehur në vrima
Kryeministri Rama tha sot se është gati njësia speciale që do të godasë ata që ai i cilësoi si të ‘fortët’ e rrugëve.
Në një bashkëbisedim me mediat, Rama tha ndër të tjera se nuk do të ketë më efektivë mbi 55-vjeç në trupën e policisë.
“Nuk do ketë më në Shqipëri leje për asnjë HEC nën 2 megavat dhe nuk do të lejohet më kurrë që të preken zona me rëndësi natyrore e turistike, apo komunitete duke arritur në pikën që tubat e HEC të futen në burimin e ujit.
Shifrat e kriminalitetit, nuk jemi afektuar çka ishte shumë e mundshme nga 6 muajt e revolucionit imagjinar antishtet dhe vërejmë me kënaqësi që përtej ekranit të okupuar nga gjithë katrahura politike e Tiranës janë finalizuar nga forca e ligjit, 10 operacione më shumë, 20 operacione gjithsej, 12 grupe kriminale të goditura dhe sekuestruar pasuri 45 mln euro më shumë se në të njëjtën periudhë,
Nuk mund të ketë në trupën e policisë punonjës mbi 55 vjeç, e pakuptimte, por rrugëdalja duhet të jetë financiarisht kuptimplotë dhe plotësisht e arsyeshme dhe ne e kemi zgjedhur këtë në bashkëpunim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, është gati njësi super speciale që do të hyjë në aktivitet pasi është trajnuar me një trupë elitë dhe që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, lagjeve ose qyteteve. Ajo që e kam anoncuar më parë dhe që do të jetë pjesë e aksionit kundër tipave që nëse do të vendosin të rrinë në Shqipëri duhet të përgatiten për tu fshehur në vrima që do të jenë shumë shumë të ngushta. Përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë”, tha Rama.
Për arsimin
Ndërsa është ndalur tek përmbushja e pikave të paktit me studentë, Rama deklaroi se nuk do të ketë mbulim tarifash për ata me mesatare 5 apo 6, nëse nuk përmirësojnë notat.
“Kanë dalë ca lajme sikur tarifat nuk do të mbulohen sipas kategorive për këtë sezon që nis është gënjeshtër. Në sezonin që fillon do të lajmërohen ata me 5 e 6 që për 2020 -2021 nuk ka më mbulim nëse nuk përmirësojnë notat, por në këtë sezon që nis është për të gjithë”, deklaroi Rama.
Për kulturën:
Deri në fund të vitit të çelim dyert e teatrit të ri kombëtar të Operës dhe Baletit që më në fund transformohet nga një gjysmë gërdhame në një TKOB evropian. Kur ta shihni përgatituni që tu besoni syve. Nuk ka asnjë ekzagjerim në këtë që po them.
Në drejtim të kulturës kemi boshllëqe serioze, kemi projektin e Bibliotekës kombëtar keni mundur të punojmë për teatrin e ir të fëmijëve, po diskutojmë për projektin e një strukturë binjake në raport me historinë, por pak më tutje se bunkarteve dhe shtëpisë së gjetheve, për një dyshe të muzeut të parlamentit aty ku është sot teatri i kukullave dhe muzeut të monarkisë, aty ku është sot pallati i brigadave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



