E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për raportin e “Freedom House” dhe kujton protestat e opozitës: Do i vinin zjarrin Shqipërisë
Publik News

Rama flet për raportin e “Freedom House” dhe kujton protestat e opozitës: Do i vinin zjarrin Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Freedom House sipas të cilit Shqipëria renditej në vendet që kanë shënuar rënie në qeverisjen demokratike dhe në procesin zgjedhor.

Rama pupupu

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thotë se i jep përgjigje gazetarit “që donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi”!

“Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit”

Postimi i plotë i Edi Rama:

KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

🟢 Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka një indeks të lirisë prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit

Rama të mos i hakërrehet gazetarit sepse Shqipëria është shumë më keq nga sa thotë Freedom House

Nëse dikush gjen një raport ndërkombëtar për ekonominë, demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut, ku Shqipëria nuk ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit, do jetë sikur të zbulojë ujë në Sahara.

Edhe sot në mëngjes, shqiptarët u lajmëruan se organizata amerikane ‘Freedom House’ kishte publikuar një raport ku Shqipëria ‘udhëheq’ rënien e demokracisë në vendet e rajonit.

Pra jemi një fanar ndriçues kur bie fjala te mungesa e demokracisë. Një nga drejtuesit e Freedom House tha një fjali tronditëse: sipas tij, tashmë demokracia nuk po përdoret as si fasadë.

Perdja ka rënë dhe mbreti ka dalë plotësisht lakuriq.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama iu turr atij gazetarit që kërkoi të dinte mendimin për raportin, duke besuar se do e intimidojë edhe atë siç bën me gjithçka në vend.

‘Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e ‘Freedom House’ për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!’ tha Rama.

E para e punës, çdo raport për lirinë e medias, çdo organizatë e rëndësishme në botë e ka futur Edi Ramën në listën e zezë dhe ky hakërrim tregon fytyrën e vërtetë të kryeministrit.

E dyta, Rama nuk ka pse hakërrehet. Raporti i Freedom House thotë se gjendja është përkeqësuar për shkak të zgjedhjeve monopartiake në qershor dhe për shkak të drejtësisë skandaloze, e cila është vlerësuar pakëz më mirë se në regjimet plotësisht autokratike.

Raporti i Freedom House nuk thotë asgjë të re, pasi siç mund të kuptojë kushdo që e njeh gjendjen në Shqipëri, ajo është shumë më e zezë nga sa thotë raporti i FH.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që bën zgjedhje pa opozitën. Është i vetmi vend ku zgjedhjet janë blerë nga krimi i organizuar dhe mafia dhe askush nuk ka lëvizur gishtin. Është i vetmi vend ku përgjimet e manipulimit industrial të votimeve kanë dalë në gazetën më të madhe në Europë dhe asnjë hetim nuk është bërë. Është vendi ku nuk ka asnjë gjykatë funksionale. Është vendi i vetëm në planet ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Është i vetmi vend ku në krye të drejtësisë së re vendosen farefisi i ngushtë i qeverisë dhe askush nuk flet. Është i vetmi vend ku qeveria sipas një studimi kontrollon mbi 90 përqind të institucioneve. Është i vetmi vend ku qeveriset me FB përmes ligjeve të jashtëzakonshme dhe akteve normative.

Është i vetmi vend që jepen miliarda euro koncesione për njerëzit e kryeministrit dhe askush nuk heton. Është i vetmi vend që ka marrë etiketimin e narko-shtetit në Europë. Është i vetmi vend ku kryeministri kontrollon shumicën dërrmuese të medias dhe sërish ankohet se nuk i bëjnë fresk sa duhet. Është i vetmi vend ku prej vitesh bëhen miliona tendera sekretë dhe askush nuk heton. Është i vetmi vend ku vidhet edhe në kohë pandemie.

Lista mund të vazhdojë pa fund, por ajo tregon qartë se Shqipëria është ku e ku më keq nga sa thotë Freedom House.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.