E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për rregullimin me ligj të medias online dhe përmend akuzat për familjen: Liria e përhapjes ka minuar lirinë e fjalës
Publik News

Rama flet për rregullimin me ligj të medias online dhe përmend akuzat për familjen: Liria e përhapjes ka minuar lirinë e fjalës

“Nuk jam optimist duke parë atë që ndodh e nuk e kuptoj pse gazetat e TV duhet të rregullohen e janë të rregulluara dhe media online të mos mund të rregullohet.

Unë dëgjoj lidhur me atë vetërregullim por nuk jam i sigurt që vetërregullimi është përgjigja përkundrejt shpejtësisë se shpejtësia është përtej kufije të imagjinatës së qenieve njerëzore kur vjen fjala për vëllimin që duhet përpunuar për të parandaluar këtë përhapje apo idesë për të klikuar”, u shpreh Rama.

“Më duhet të pranoj se nuk jam saktësisht njeriu i duhur për t’u ftuar në këto lloj takimesh për shkak të opinioneve të mia që njëfarë soj ndryshojnë nga ato që janë politikisht korretke, kur bëhet fjalë jo për lirinë e medias por për mënyrën se si në emer të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirisë, ndodhin.

Po i referohem saktësisht përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë e priren të jenë kundër të drejtave të të tjerëve e të drejtës kur vjen në fjalën e gazetarisë që bazohet në kontrollin e fakteve dhe burimeve të qarta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt reale për ti trajtuar kësisoj fuqitë e tjera”, tha Rama.

Për kryeministrin Rama, kur vjen fjala për median në internet, “liria e përhapjes së saj ka minuar një fare soj lirinë e fjalës”.

Sipas tij, “liria e përhapjes s’mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës”.

Duke vënë theksin tek rëndësia që ka “të mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur lirinë e fjalës të lulëzojë”, Rama tha se kjo nuk mjafton.

Ndaj kryeministri iu referua edhe dy eksperiencave personale me dy media të huaja.

“Disa kohë më parë u ftova të shkruaja një artikull për “The Guardian”. Asokohe u shokova nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër, donin ta kontrollinin të verifikonin me mua nëse mund të ndryshonin titullin. Kjo përvojë më pas u ndoq nga një tjetër edhe më befasuese, nga Nju Jork një gazetare erdhi të bëjë një portet timin, kaloi një javë, para se të largohej më thotë më duhet të të them që ka mbetur edhe një gjë tjeyër, duhet të përgatitesh që të kalosh një proces shumë neurotik të kontrollit të fakteve të artikullit tim.

Kur i thashë që kjo ishte e tepërt, më tha kjo është arsyeja pse ne nuk kemi humbur kurrë asnjë cështje në një gjykatë në SHBA”.

Sipas Ramës, kur je politikan, zyrtar i zgjedhur, “mund të stërvitësh veten të mbijetosh e ti thuash vetes që ja që kështu janë gjërat sic thotë legjendari Donald Trump se mënyrat për të kundërsulmuar janë mënyra potencialisht të rrezikshme për veten se etiketohesh si njeri kundër lirisë, por kur sheh fëmijët e tu, familjen tënde, familje e fëmijë të të tjerëve që ngacmohen publikisht me gënjeshtra, shpifje e akuza të pabarabarta, cfarë bën? Shkon në gjykatë? Po pastaj? Duhen vite që gjykata të përfundojë cështjen por ndërkohë dëmi është bërë”.

Kryeministri theksoi se ende nuk e ka një përgjigje se si duhet rregulluar ndalja e shpifjeve dhe akuzave në median në internet.

“Unë mendoj që shoqëritë tona e bota jonë është përballë sfidave të mëdha por është ajo lloj sfide që duhet trajtuar në mënyra krijuese, pa harruar sa e rëndësishme është të mos kufizojmë lirinë e fjalës ndërkohë që përpiqemi të rregullojmë lirinë e përhapjes.

Ta lësh të patrajtuar e thjesht të predikosh për lirinë përballë këtyre valëve kaq shkatërrimtare të gënjeshtrave e të pavërtetave…nuk e kam përgjigjen se po ta kisha ndoshta do kisha fituar edhe unë cmim Nobel, por se kam.

Pa e pasur përgjigjen po ndalem këtu se mendoj që kam thënë mjaftueshëm për t’u sulmuar sërish, kështu që nuk më duhet të them më shumë se kaq”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.