E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama foto me të “fortin” e Çapajve të Elbasanit
Publik News

Rama foto me të “fortin” e Çapajve të Elbasanit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapajn nga Elbasani, fis i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

sdsdsd

I ftuar në “Opinion”, Hoxha u shpreh se fotoja është bërë 3 vite më parë në resortin e personit në fjalë.

Hoxha: Jemi përpara fushatës së zgjedhjeve. Në 27 janar 2017. Personi në fjalë është i listuar në listën e asaj vajzës së OFL-së. Ky është Ardian Çapja. Kjo është faqja në Intagram. Ky këtu është kryeministri i Shqipërisë.

Ligji e thotë që çdo magjistrat që shoqërohet me persona nën hetim apo të dënuar duhet të lërë detyrën. Zakonisht Edi Rama është akuzuar se ka lidhje me grupin tjetër rival Çela. Edhe ish-kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka favorizuar Çelajt kur ka ardhur në pushtet. Çapjat janë akuzuar se kanë lidhje me të djathtën.

Më datën 25 nëntor kur Edi Rama shpjegonte KÇK-në, ngjarja që iu referua kishte të bënte me lirimin e nipit të Ardian Çapajt, i cili u lirua 5 ditë më herët nga gjyqtari i Elbasanit.

Edi Rama tha se nuk do të lejojmë më që të hyjnë me pranga në Gjykatë dhe të dalin pa pranga seancën e parë. Kur për atë person dhe atë grup, shteti shqiptar ka një person të penduar ku janë vrarë dy persona, babë e bir në 2012 dhe ky person ka qenë bashkëpunëtor.

Sapo del lista, ky person akuzohet se në bashkëpunim ka marrë pjesë në një seri vrasjesh nga 2009-2016. Këtij personi është bërë dy herë atentat. Realisht, nuk ka dënim. Zëdhënësja e KÇK-së e ka përcaktuar qartë që ky person dhe fisi i tij janë objekt i ligjit. Ku personi ka vetëm foto për arrestimin, Rama ka qenë në resortin e tij”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.