E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama fton sërish Bashën për bashkëpunim: Politika shqiptare të tejkalojë njëherë e mirë vetveten
Publik News

Rama fton sërish Bashën për bashkëpunim: Politika shqiptare të tejkalojë njëherë e mirë vetveten

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ftesa ndaj liderit të PD-së, Lulzim Basha për bashkëpunim vazhdon të qëndrojë.
rama123

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Rama  deklaroi se më 25 prill, PS do të fitojë 74 deri 78 mandate. O ashtu ai vijoi me sulmet ndaj Bashës duke thënë se ai nuk është lider, ka karakter të dobët dhe se është vënë në shërbim të projektit të Berishës.

“Akuzat e ngritura në Kavajë ishte kthim mbrapa, ishte dalje në origjinë. Ishte ilustrim i shprehjes ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Lulzim Basha nuk është lider, se një lider nuk bën këto. Basha është një karakter i dobët, që është vënë në shërbim të projektit të Berishës.

Basha është midis Berishës dhe Metës. Kjo sepse nuk është rastësi që doli me Kryemadhin në Kombinat. Po, ftesa ime për bashkëpunim me Bashën qëndron, këto nuk përjashtojnë bashkëpunimin. Ne do të fitojmë zgjedhjet vetëm. Ne do të marrim 74 deri 78 mandate më 25 prill. Kaq mandate do të marrim, pavarësisht sesi duan ata. Shqiptarët duan që politika të tejkalojë vetveten. Kësaj do i vihem në dispozicion”, deklaroi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.