E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i drejtohet vlonjatëve: Mos më kërkoni tramin e Lulit që nisi  në Tiranë
Lajme

Rama i drejtohet vlonjatëve: Mos më kërkoni tramin e Lulit që nisi në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me turoperatorët dhe kryebashkiakët e bregdetit, nuk ka harruar të përmendë dhe Bashën me të cilin ka nisur një dialog virtual ditët e fundit.

Kësaj radhe, arsyeja ka qenë kërkesa e një prej operatorëve për të pasur një tram në Vlorë.

Duke iu referuar një premtimi të hershëm të kreut të Euroatlantikëve, Lulzim Basha, gjatë kandidimit për kryetar bashkie në Tiranë, Rama tha se shpreson që Vlora mos ta kërkojë Bashën si kryetar bashkie.

“E dyta është shumë e rëndësishme, se edhe unë të dëgjova me vëmendje, se ke edhe Vasilin këtu dhe Vasili ka shoqatën e tij. Unë të dëgjova me vëmendje. Duhet të biem dakord për një gjë: ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë.

Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut.

E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.