Rama i hakërrehet opozitës për skandalin e mbetjeve: Telenovela politike!
Kuvendi ka nisur ditën e sotme me interpelancën e kërkuara nga Partia Demokratike me qeverinë. E para është me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në lidhje me mbetjet toksike.
Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama i quajti akuzat e PD si ‘Fletërrufe malinje” dhe ‘telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar.
Punimet e Kuvendit nisin në orën 10:00. Fillimisht sipas rendit të ditës do të mbahet interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit ka një sërë pyetjesh për numrin një të qeverisë sa i takon mbetjeve toksike.
Më tej, do diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka, pasi Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin e mocionit të çështjes në fjalë.
Përballë eksponentëve të PD do jetë edhe ministrja Belinda Balluku, sa i takon ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe protestave
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



