E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i jep vëllait të Dakos kullë 50-katëshe në zemër të Tiranës!
Lajme

Rama i jep vëllait të Dakos kullë 50-katëshe në zemër të Tiranës!

📅 24 Korrik 2025

📰 Publik.al

Në heshtje dhe pa zhurmë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), në mbledhjen e prillit, ka miratuar një numër rekord prej 73 lejesh ndërtimi, mes të cilave spikat një projekt gjigand në zemër të kryeqytetit: një kullë 49 kate në rrugën “Reshit Petrela”, e miratuar për kompaninë E.S.E.C.  me bazë në Durrës dhe në pronësi të Edmond Dako, vëllait të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ky i fundit, i shpallur publikisht si “non grata” nga SHBA për korrupsion madhor dhe lidhje me krimin, duket se ruan ende influencë të konsiderueshme në qarqet vendimmarrëse të ndërtimit, duke sjellë në vëmendje pyetjen e natyrshme: Po pastrohet pasuria përmes kulla-shitjes në Tiranë?

Projekte miliardere dhe emra të njohur të politikës dhe biznesit

KKTU miratoi gjithashtu Planin e Detajuar Qendror për Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik në Darëzezë, ku parashikohet një superprojekt prej mbi 1 miliard eurosh: Lungomare, akuapark, fushë golfi, treg lokal, hotele ndërkombëtare dhe kamp veror.

Në listën e përfituesve të lejeve të reja figurojnë edhe:

Genc Deromemaj, ish-kreu i PD-së në Vlorë, tashmë me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë pas emërimit si drejtor i Kadastrës nga Edi Rama. Kompania e tij N94 ka siguruar leje për një hotel 8-katësh dhe një objekt banimi.

Dine Fratari, ndërtuesi i njohur që akuzoi dikur Edi Ramën për rryshfet 20%, është rikthyer me një kompleks luksoz të quajtur Riverway City në rrugën “Pjetër Bogdani”.

ISEC, kompania e dhëndrit të Qefaliajve, ka marrë leje për një kompleks turistik në Borsh.

Zvërnec South Adriatic Development, ka përfituar leje për një resort gjigand në Zvërnec, një tjetër zonë me potencial të lartë turistik që po jepet në ndërtim privat.

 Ndërtim pa kufij, klientelizëm pa frena

Ky shpërthim lejesh në mënyrë të përqendruar tek emra të lidhur me politikën dhe pushtetin, sinjalizon jo vetëm kapjen e planifikimit territorial, por edhe një sistem të qartë shpërblimi për lojtarët besnikë të kupolës politike ku opozitarët e djeshëm shpërblehen si të emëruar të sotëm dhe klientët e qeverisë marrin terren për të ndërtuar pasuri të reja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.