E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i kërkon ” opozitës rrugore”: Mos i hidh baltë Shqipërisë deri sa të dalë vendimi i negociatave
Politikë

Rama i kërkon ” opozitës rrugore”: Mos i hidh baltë Shqipërisë deri sa të dalë vendimi i negociatave

Së bashku me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca , kryeministri Rama ka folur për rekomandimin e hapjes së negociatave nga KE për vendin tonë. Ai është shprehur I lumtur dhe është zotuar për të vazhduar punën për të ecur përpara. Rama nuk harron ndër të tjera t’I bëjë thirrje kryetarit të opozitës që mos t’I hedhë baltë Shqipërinë derisa të dalë vendimi zyrtar për hapjen e negociatave. Një thirrje kjo e kryeministrit, në mungesë të letrës së shtatë.

“Përkthyese mos përkthejë asgjë në gjuhë të huaj për mua për opozitën. Këtë e kam apel për Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve, deri në momentin e vendimmarrjes është mirë të mendojnë për Shqipërinë jo për partinë, të mendojmë për gjeneratën tjetër, jo zgjedhjet, që të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana protestash partiake dhe jo popullore. Dhe e fundit që kam është ne, e kemi lexuar me shpejtësi për kohën që kemi pasur, por do ta lexojmë me shumë vëmendje dhe ministri në detyrë për Europën do të paraqesë në qeveri në mbledhjen e radhës një plan veprimi për problematikat që ngrihen në raport. Kështu që mendoj që është momenti që gazetarët të bëjnë pyetjet” tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.