E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet opozitës për “Diellën”:Nuk fle, nuk ha, nuk harron
Lajme

Rama i përgjigjet opozitës për “Diellën”:Nuk fle, nuk ha, nuk harron

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me Diellën, si ministër “jo njeri” që sipas tij, nuk do të jetë e para në qeveri.

Rama tha se kjo do ti shërbente shumë më mirë publikut dhe shërbimi është më efikas duke iu referuar Kroacisë e cila sipas tij, shpenzoi 7 vjet për të bërë punën që “Diella” po e bën në më pak se 2 vjet.

“Kaq e thjeshtë është diferenca. Të gjithë ata që nuk dinë çfarë të flasin, por të gjithë ju dhe e gjithë administrata e ministrive që duhet të angazhohet shumë fort për ta çuar inteligjencën artificiale në çdo skaj.

BE po na jep mundësi të mbyllim negociatat në 2027 ku përveç reformave, angazhimeve dhe të gjitha rezultateve na duhet pikërisht inteligjenca artificiale se fizikisht do ishte e pamundur që 4 mijë ligje, akte ligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes njerëz.

Diella nuk harron asgjë, nuk i ndërhyn askush, nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.