Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve ka folur për gazetarët.
Rama është shprehur se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Ai tha se Kodi Zgjedhor do të votohet sa më shpejtë pa asnjë ndryshim pikë dhe presje.
Ndër të tjera ai u shpreh se askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta.
“Votojmë sa më shpejtë kur caktohet seanca e votimi pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.
Kujtojmë që presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.



