E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i thotë troç Hahn-it: Meritojmë hapjen e negociatave. Tregon ftesën e fundit që ka marrë
Lajme

Rama i thotë troç Hahn-it: Meritojmë hapjen e negociatave. Tregon ftesën e fundit që ka marrë

Në një konferencë të përbashkët për media me komisionerin Hahn që ndodhet sot në vendin tone, kryeministri Rama ka theksuar edhe njëherë se Shqipëria e meriton të hapë negociata me BE.

Ai ka treguar për arritjet e fundit të bëra në vend, me luftën kundër kanabisit, faktuar sipas tij edhe me raportin e fundit dhe ka shtuar se lufta vazhdon me fazën e dytë.

“Për të cilën ndamë me komisionerin qoftë objektivat, qoftë edhe hapat që kemi planifikuar të bëjmë mes Task forcës speciale dhe operacionit “Forca e Ligjit”. Sot jemi në kushtet kur nga njëra anë e themi me plot gojën që Shqipëria e meriton të hapë negociatat, pavarësisht se si e qysh procesi do të zhvillohet ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicion tonë lidhur me këtë aspiratë të gjithë shqiptarëve. Jemi shumë të inkurajuar për rrjedhën e procesit të Berlinit që tregon dobinë e tij dhe na jep mundësia të reja të ndërveprimit në funksion të modernizimit. Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në njëfarë mënyrë po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë evropian duke sjellë mesazhet inkurajuese për vendet tona nga presidenti Juncker që me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme”- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.