E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironizon Bardhin: Më doli malli i Lulit!
Lajme

Rama ironizon Bardhin: Më doli malli i Lulit!

Degjeneron debati në Kuvend/ Rama: Bardhit i futet ekspertiza në

Kryeministri Edi Rama

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, degjeneroi në Kuvend.

Rama, i nervozuar nga akuzat e Bardhit për mbetjet toksike, tha se demokrati i merr ekspertizat nga të tjerët dhe i sjellë në Kuvend.

Ai i kujtoi Bardhit deklaratën për dorëheqje, ndërsa e cilësoi si balerinë që kërcen poshtë ballkonit të Sali Berishës.

“Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën e parë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e të reaguarit e konfuzuar në ekspertizën e tij.
Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë. Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty”, nënvizoi Rama.

Nga ana tjetër, Bardhi iu përgjigj duke i thënë: “Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!”.

“O shoku i Mondit, pse u bërë nervoz? Ne mund të jemi edhe me kokën drejt dhe me kohën poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara dhe duke i lëpirë na mëngjesi në darkë nuk jemi.

Zyrtarë tuaj jeni kapur në Skyy Ecc duke biseduar. Legalizimet falas ku i ke, shëndetësinë falas ku e ke zotrote. Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve”, deklaroi kreu i grupit të PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.