Rama ironizon Bashën për takimet me qytetarët e bën thirrje për kujdes: Grumbullojnë njerëz duke ngritur gishtat mbi makina
Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e kryedemokratit Lulzim Basha në qytete të ndryshme të vendit, për të cilat tha se janë grumbullime që shtojnë rrezikun e infektimit me koronavirus të qytetarëve.
Në fjalën e tij nga Fieri, ku inspektoi procesin e vaksinimit të mësuesve në një nga shkollat e qytetit, Rama e quajti “fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike e interesa partiake dikush jep shëmbullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina”, duke iu referuar takimit të Bashës me qytetarët në Kavajë.
Rama vijoi duke e sulmuar kryedemokratin Basha kur tha se “fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hic përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi kështu që ne do vijojmë intensivisht vaksinimin e të kërkojmë të bëhet kujdes e turpi pastaj i mbetet atyre që e kanë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



