E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama jam në kontakt të vazhdueshëm me Erdogan:  Në rast “apokalipsi” do na dalë garant Turqia
Publik News

Rama jam në kontakt të vazhdueshëm me Erdogan: Në rast “apokalipsi” do na dalë garant Turqia

Kryeministri Edi Rama thotë se në rastin e një skenari të errët të pasojave nga koronavirusi, Turqia do t’i dalë garant vendit tonë.

Rama tha se prej dy javësh ka vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë kërkesash që do t’i përmbushë “në rast se do të përmbyset bota dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi komunikimi me askënd”.

Turqia, tha Rama, do të garantojë nevojat e Shqipërisë në rastin e një “Plani C”.

“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Prej dy javësh ne kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, një listë me kërkesa, në rast se do të përmbyset bota dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi komunikimi me askënd, për të kërkuar ato që thatë. Atë pjesën kritike, atë që duhet me e pas të garantuar për një “plan C”, duhet ta kemi të garantuar dhe e kemi të garantuar me Turqinë”, tha kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.