E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë do të ndodhë në 11 maj, kur do hapen baret e restorantet
Publik News

Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë do të ndodhë në 11 maj, kur do hapen baret e restorantet

Kreu i qeverisë gjatë komunikimit të sotëm me qytetarët, tha se po analizohet mundësia për të hapur disa qytete të tjera, të cilat do të shpallen zona të gjelbërta.

“Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Ka disa zona të tjera që mendojmë se i përmbushin kërkesat për t’u shpallur zona të gjelbërta. Në dy ditët në vijim do të kemi një konkluzion për zonat e reja të gjelbërta. Faktikisht hapja do të vazhdojë, me shumë kujdes”.

Gjithashtu Rama tha se më 11 maj mund të ketë një lehtësim përsa i përket domosdoshmërisë apo jo të karantinimit në hotele, si dhe tha se po shikohet mundësia e hapjes së koridorit ajror dhe tokësor.

“Më bëjnë përshtypje disa komente rreth e rrotull të disave që duket sikur nuk jetojnë në këtë botë. Faktikisht është e gjithë bota kështu, jo vetëm Shqipëria. Thonë hap kufijtë se na mbyte. E shikoni çfarë po ndodh apo jo? Deri tani që flasin ne mund të themi që jemi të suksesshëm. Por gjithë kjo sakrificë që kemi bërë mund të zhbëhet nëse nuk hapemi me kujdes. Deri pas kësaj jave, dhe javës në vijim, pra në javën në vijim do bëjmë një analizë të thellë, lidhur me hapjen e mëtejshme të koridoreve ajrore dhe tokëse. Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raportet me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Do të ketë një hapje më të madhe, duke parë dinamikën e situatës. Në tërësi do vazhdojmë me këtë regjim. Përsa i përket lëvizjeve. Është një koridor shumë i ngushtë ajror. Pasi shumë pak vende i kanë hapur fluturimet. Lehtësimi do të vijë në proces. Janë disa biznese specifike, si floktore e berberë, e dentista që do të hapen në vijim, në proces. Pastaj mbetemi te qendrat tregtare dhe restorantet e baret. Pasi janë pikat më delikate”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.