E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama jep lajmin ‘e papritur’: Diella është shtatzënë!
Lajme

Rama jep lajmin ‘e papritur’: Diella është shtatzënë!

Kryeministri Edi Rama ka habitur publikun me një deklaratë të pazakontë gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin “Berlin Global Dialogue”, ku foli për rolin e inteligjencës artificiale në administratën shqiptare.

Në mënyrë figurative, Rama njoftoi se Ministrja për Inteligjencën Artificiale, e njohur si “Diella”, do të “shtohet me fëmijë”, duke iu referuar 83 asistentëve virtualë që do t’i shërbejnë deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvend.

“Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili për çdo deputet të parlamentit tonë. Këta do të marrin pjesë në seanca, do të mbajnë shënime, do të informojnë dhe do të sugjerojnë anëtarët e parlamentit për reagimet e tyre. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre, Diellës, për legjislacionin e BE-së dhe gjithçka tjetër,” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shpjegoi se secili asistent virtual do të jetë i lidhur me deputetin përkatës, duke i ndihmuar ata të jenë më efikasë në punën parlamentare.

Me humor karakteristik, Rama shtoi se “nëse një deputet shkon për kafe dhe harron të kthehet në sallë, asistenti virtual do t’i tregojë çfarë është thënë dhe nëse është përmendur emri i tij, për ta ndihmuar të kundërsulmojë kur duhet.”

Deklarata e Ramës ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, me shumë përdorues që ironizojnë “familjen e madhe digjitale të Diellës”, ndërsa të tjerë e shohin si një hap inovativ drejt digjitalizimit të punës parlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.