RAMA ‘KËRCËNON’ BASIR ÇOLLAKUN LIVE: HAJDE PROVOJI NË GJYQ AKUZAT. TI FEVZI MOS MË PROVOKO SE…
Pas fjalës së kryeministrit Rama se artikulli i gazetës gjermane ‘Bild’ që e citon kryeministrin shqiptar në një prej përgjimeve të ‘Dosjes 184’, ka përdorur si burime ish deputetin Ylli Manjani dhe gazetarin Basir Çollaku, ka reaguar ky i fundit.
Në një mesazh live në emision Çollaku tha se artikullin nuk e kishte shkruar ai por gazetari gjerman i ‘Bild’ dhe se ai ishte përdorur vetëm si burim. Mirëpo e drejtëpërdrejtë ishte dhe përgjigja e kryeministrit, i cili nga studio e Opinion ‘kërcënoi’ gazetarin Çollaku duke i thënë se këto akuza duhet t’ i provonte tashmë në Gjykatë.
‘Hajde provoj në gjyq këto. I kemi këtu dhe do shihemi në gjyq me këta. Ti Fevzi mos më provoko se jam i pa paprovokueshëm’, tha Rama, ndërsa shtoi se dhe deputetes Gjylameti që replikoi me gazetarin e ‘Bild’ i kishte tërhequr vërejtje. ‘Edhe Blerinësi kam tërhequr vërejtje për këtë. I kam thënë faji nuk është te Bildi sepse Bildi u referohet këtyre (Manjanit e Çollakut)’, përfundoi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



