E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kërcënon BKH-në: Trimoshat nuk donin të linin patllaken te dera
Lajme

Rama kërcënon BKH-në: Trimoshat nuk donin të linin patllaken te dera

Kontroll në zyrën e kryeministrit?

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se kjo nuk tregon që drejtësia e re ka humbur sensin, por se është koha për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional.

Kryeministri nënvizoi nevojën për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke paralajmëruar se nuk mund të lejohet që “kura të bëhet problem më i madh se sëmundja”, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe funksionimin e administratës dhe ekonomisë së vendit.

“Por unë, nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.

Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama.

Pra dashur pa dashur Rama na ka bërë me dije se BKH paska shkuar tek zyra e tij, ose tek zyrat ngjitur aty ku merren vendimet për paratë publike e që sipas SPAK janë vjedhur.

Në lajmin e bujshëm që BKH ka shkuar në zyrat e kryeministrisë Rama nuk tregoi se në cilnë zyrë kanë shkuar ekzaktësisht. Mbetet që të verifikohet nëse i kanë kontrolluar zyrën e tij aty ky mban ata “lapsat” me ngjyra e që i përdor sa herë i duhen për pikturat e tij më rrugë qindra milionëshe, aeroporte që nuk ekzistojnë apo kulla shumëkatëshe që nga bregdeti e deri në rrëzë të Dajtit./Syri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.