E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “laget” nga uji i Gaz Bardhit
Lajme

Rama “laget” nga uji i Gaz Bardhit

Shikoni si struket Rama kur e lag Gaz Bardhi në parlament

Pak orë pasi Policia e Shtetit spërkati me ujë me presion protestuesit, radha për t’u lagur me ujë i erdhi Edi Ramës.

Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të Ramës në shenjë proteste kundër vendimit të mazhorancës për të kaluar në votimet pa debat.

VIDEO

Reagimi ishte i menjëhershëm: truprojat e Gardës u vendosën përpara kryeministrit, duke krijuar një “mur” mbrojtës që ai të mos lagej, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Bardhin nga seanca.

Kështu, ndërsa jashtë Parlamentit forcat e rendit përdoren për të lagur qytetarët, brenda sallës së kuvendit mjaftuan disa shishe uji që garda të kthehej në mburojë për Edi Ramën mes thirrjeve të opozitës “O hajdut! Dorëheqje!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.