E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve me dosje
Lajme

Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve me dosje

Me dosje në dorë/ Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë është shfaqur i vetëm me një dosje në duar.

Ai u prit sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, në hyrje të Pallatit të Kongreseve.

Më herët mbërritën edhe ministrat dhe delegatët e Partisë Socialiste në qarqe.

Nis Kongresi i PS, Nikolla shfaqet krah Ramës pas dorëheqjes si

Nikolla dhe Rama në Kongresin e PS

Partia Socialiste ka nisur Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongreseve.

Pas mbërritjes së kryetarit të tyre Edi Rama dhe këndimit të himnit kombëtar, socialistët kanë nisur Kongresin Zgjedhor të tyre.

Në sallën e Pallatit të Kongreseve, Lindita Nikolla është shfaqur përkrah kryeministrit Edi Rama pas dorëheqjes si kryetare e Kuvendit.

Kryeministri Rama ka mbërritur i fundit në mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste.

Ai ngjiti shkallët e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë Blendi Klosi.

Nis Kongresi i PS, Nikolla shfaqet krah Ramës pas dorëheqjes si

Edi Rama

Tashmë do të startojnë 3 sesionet e Partisë Socialiste e në përfundim pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë.

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigrantëve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.

Për kandidatët të cilët do të aspirojnë të bëhen deputetë me PS, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.