E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mesazh të prerë opozitës, flet edhe për Braçen: Më mirë të më sulmoni  mua 5 sesa Erionin, është i “rrezikshëm”
Politikë

Rama mesazh të prerë opozitës, flet edhe për Braçen: Më mirë të më sulmoni mua 5 sesa Erionin, është i “rrezikshëm”

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Lushnja në një takim me banorë të zonës është ndalur në vendimin më të fundit të qeverisë, për mbylljen e kazinove dhe basteve, duke kaluar në falënderime të përvecme, mes të cilëve edhe për deputetin Erjon Braçe.

rama

Duke kujtuar serinë e sulmeve dhe mesazheve kërcënuese në adrese të Braces dhe deputeteve të Komisionit të Ekonomisë, Rama tha se kush e ka provuar, nuk e ka njohur.

“Falenderoj padyshim Erjon Bracen, që e shohin të vogël dhe iu duket i lehtë për ta sulmuar, por nuk e dinë që kur të kthehet mbrapsht është 5 herë sa unë, më mirë të më sulmosh mua 5 herë se s’ka rrezik sesa ta sulmosh Erjonin 1 herë”- tha Rama.

Mesazh të prerë ka dhënë për opozitën, teksa i ka kujtuar se janë të humbur dhe nuk kanë asnjë shans të fitojnë e t’i mundin.

“Janë të humbur me ne, nuk kanë shans të na mundin për një mije e një arsye që lidhen me njerëzit, nëse duhet të fitojnë duhet të fillojnë analizën nga vetja, jo ta hedhin fajin jashtë vetes dhe përtej kësaj ajo që na takon, vetëshkatërrimin e kanë zgjedhur vetë, ndërkohë që në rrugën e gjyqeve do ti cojmë me, do rrinë nëper dyert e gjyqeve për një kohë të gjatë dhe do japin lekët kokërr më kokërr për cdo shpifje, kur s’do provojnë dot që ajo që kanë thënë është e vërtetë dhe do paguajnë. Me lekët e mbledhura nga pagesat e tyre ne do ngremë fondin e edukimit në PS dhe ato para do ti cojmë te nxënësit e shkollave, në çerdhe e kopësht”- tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.