E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ndan në rrjet fotot me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Lajme

Rama ndan në rrjet fotot me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, pjesë nga vizita e presidentes së Komisionit Europian,Ursula Von Der Leyen në Tiranë.

Pamjet e shpërndara variojnë nga ato formalet nga ceremonia e pritjes së saj, deri tek vizita e zyrtares së lartë të BE në zyrën e Kryeministrit, apo në momente edhe më miqësore, kur Rama zgjedh t’i tregojë diçka në telefon dhe të dy janë duke qeshur.

“Mirëmëngjes dhe me Fotoalbumin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.