Rama në Kuvend: Shoqatat e gazetareve jane inegzistene.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën sot ne Kuvend duke sulmuat mediat dhe per pasojat e termetit te forte te 26 nentorit dhe kerkoi ndjese.
Kërkoj ndjesë për bashkimin edy temave në një fjalë se s’mund të shmang prioritetin e prioriteve, adresimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit dhe i nevojës për rindërtimin, ndërkohë që patjetër më duhet të them dhe unë dy fjalë lidhur me ligjin kundër shpifjes.
Teksa ka renditur legjislacionin e ashper qe kane vendet anetare te BE per lajmet e rreme dhe shpifjen, Rama solli shembullin e vdekjes se nje personi diten qe termeti i forte goditi vendin tone ne 26 nentor pas lajmit se spitali i Durresit po shembet.
“Vijmë tek ne, gjithë kjo punë e bërë për të analizuar shtetet e BE, gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve ndeshi që në fillim pengesën nga përfaqësuesit e BE dhe OSBE dhe Këshillit të Evropës në formën e një fjalie: mos iu referoni ktyre shteteve se këto i kanë ligjet shume të ashpra s’janë këto shembulli që duhet të ndiqni, ndërkohë që padiskutim nëse ligji gjerman do kishte subjekte ata që janë te dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut, janë shkelës së të drejtës së njeriut që mos i cënohet në publik integriteti i tij, janë shkelës së të drejtës për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë, shkelës së të drejtës së shoqërisë për të qene e mbrojtur nga pasojat katastrofike të lajmeve të rreme.
Në 26 nëntor ka vdekur një njeriu i pafajshëm si rezultat i lajmeve, ka humbur jetën një baba e janë plagosur dhjetra njerëz se dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet e dalja e atij lajmi e ka kthyer spitalin e Durrësit në udhëkryeqin e një kaosi, me mjekë infermierë e të sëmurë që donin të dilnin sa më parë nga dera e spitalit
Ata që janë jashtë, nxorën lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar situatë kaotike atje, me familjarë që kishin humbur kontaktet me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë e që u turrën te morgu. Nuk po ju flas as për veten time, familjen time, nënë time, vajzën tonë, djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, e familjarët e atyre që janë këtu e andej, familjarët e Ballës, e të askujt tjetër mes nesh po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të vërtetën e tyre, nuk e kanë FB live me 1 mln ndjekës sic e kam unë për të treguar që ca bëj, nuk i kanë kushtet tona.”.
Legjislacioni sipas vendeve te tjera
“Së pari që ta marrin vesdh të gjithë se jemi përballë një turme që nuk lexon. Ne nuk duam ligj se cdo ligj cënon lirinë tonë. Sipas një raporti të OSBE në 2017 në 3/4 te vendeve anetare te BE fyerja e shpifja është vepër penale. Nga analiza që i është bërë 28 teksteve legjislative të BE ka 3 qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes, 20 shtete, Austria, Belgjika Danimarka Finlanda Greqia Hungaruia Polonia Portugalia Sllovakina Sllovenia Spanja Suedia Italia Letonia Luksemburgu Malta e Hollanda parashikojnë fyerjen e shpifjen si vepër penalë që dënohet me burg.
5 shtete Qipro Irlanda Anglia Rumania e Italia nuk e parashikojnë si vepër penale por e rregukllojnë me pasojat e tyre në legjislaciionin civil dhe Anglia disponon gjobën më të lartë, 200 mijë stërlina.
Së treti, Bullgaria Kroacia e Franca e konsiderojne dënim me gjobë.
Ligji më i ashpër ndaj fyerjes e shpifjes në BE është ai i Republikës federale të Gjermanisë. Kodi penal parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen dhe rastërisht është vendi ku ka më pak shpifje e fyerje.
Në SHBA ndërhyhet pa vendim gjykate fare dhe mbyll me urdhër cdo lloj uebsajti e përmbajtje që konsiderohet cënuese nëe shumë aspekte. Në gjermani është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit në rrjetet sociale, ai është sot përpjekja më e sukseshme për të shuar përmbajtjen potencialisht të dëmshme në internet”.
***
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën sot ne Kuvend duke folur per pasojat e termetit te forte te 26 nentorit dhe kerkoi ndjese.
“Kërkoj ndjesë për bashkimin edy temave në një fjalë se s’mund të shmang prioritetin e prioriteve, adresimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit dhe i nevojës për rindërtimin, ndërkohë që patjetër më duhet të them dhe unë dy fjalë lidhur me ligjin kundër shpifjes.
“Nuk e di nese dikush e kishte imagjinuar qe qeveria shqiptare do kishte mundur te bente ate qe beri ne kushtet e nje befasie te jashtezaskonshme ku mijera e mijera njerez u gjenden ne rruge pa strehë.
Thumana e nesërme s’do ngjajë me asgjë me Thumanën e para 26 nëntorit dhe banorët e një zone që gjithsesi ishte e degraduar nga pikëpamja urbane, do jetojnë në një zonë që nga pikëpamja urbane do jetë një shembull që do rrezatojë fuqinë e vizionit dhe vullnetit tonë përtej kufijve të Shqipërisë. Mbajini mend keto fjale e do jemi këtu kur do i shihni të verifikuara në vitin 2020”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



