E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama negociata në Gjeorgji, habitet Tiede: Nuk është shaka, as nuk mund të imagjinohet…
Publik News

Rama negociata në Gjeorgji, habitet Tiede: Nuk është shaka, as nuk mund të imagjinohet…

Deklaratat e Edi Ramës se do të negociojë në Bjellorusi mes Aleksandër Llukashenkos dhe opozitës vendase, kanë shkaktuar jo pak habi dhe çudi.

Këto deklarata dhe zhurma e bërë në vendin tonë, kanë sjellë edhe reagimin e gazetarit gjerman të Bild, Peter Tiede.

Me në postim në Twitter, Tiede shprehet i habitur se si Edi Rama mund të negociojë me Llukashenkon, që akuzohet për vjedhje të zgjedhjeve.

‘Nuk është shaka:

Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në.

As nuk mund ta imagjinosh. Besoj se po bie borë’, shkruan Tiede në Facebook.

Image

Peter Tiede ka qenë korrespodent në Bjellorusi i Bild dhe ka bërë  reportazhe të shumta në lidhje me situatën në vendin ish-sovjetik, duke e njohur mirë.

Tiede është gjithashtu edhe gazetari që publikoi përgjigjet e vjedhjes dhe blerjes së votave në Shqipëri nga eksponentët dhe njerëzit e afërt të Edi Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.