E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nuk duroi më. Anti-USA? Çfarë nuk i tha ministrit francez
Flash

Rama nuk duroi më. Anti-USA? Çfarë nuk i tha ministrit francez

Basir Çollaku

“Gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal…”.

Kështu thotë Rama, i cili nuk po duron dot më derisa të vërë dorë mbi Kodin Penal. Meraku është i qartë. Synimi është i njohur: të zhbëjë “shpërdorimin e detyrës” dhe “shkeljen e barazisë në tendera” si vepra penale të lidhura drejtpërdrejt me korrupsionin. Ndërkohë që këto janë pikërisht dy artikujt që kanë prodhuar vjedhje astronomike me tendera dhe koncesione, ku ai është kryeaktori, krye-shpërdoruesi dhe krye-shkelësi. Në fund të ditës kërkon amnisti për belatë – edhe për veten.

Por partnerët amerikanë? Të vetmit aleatë strategjikë të përjetshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, falë ndërhyrjes, mbështetjes, inteligjencës dhe luftës së të cilëve ne ekzistojmë. Aty është problemi. Uashingtoni kërkon luftë reale ndaj karteleve të drogës – njëherësh kartele kriminale dhe potencialisht terroriste – të lidhura me shumë fije me zyrën e tij, me “investime strategjike” dhe pastrime parash. Mister Sinaloa e di mirë këtë.

Pra, do të na shpëtojnë vetëm francezët tani, të shoqëruar me Ramën, në rrugë për në SPAK? Ndonëse në Francë ai ka takuar edhe emra të tjerë duke lobuar dhe kërkuar ndihmë oqeanike, por pa rezultat. Sepse dosjet janë tepër kompromentuese për sigurinë e brendshme dhe të jashtme. Këtë nuk e thotë, por njerëzit e duhur ndërkombëtarë e dinë. Një vijë e kuqe lindore shtohet gjithmonë.

Dhe meqë Rama u takua me ministrin francez të drejtësisë për Kodin Penal, pse nuk e pyeti për disa gjëra themelore që lidhen me dosjet tona hetimore?

Ekipi i prokurorëve dhe hetuesve që merret prej vitesh me përgimet e Sky dhe Encro është i drejtuar nga një prokuror francez. Njëri prej tyre, kur pa dominimin e krimit shqiptar në miliarda mesazhe dhe lidhjen organike me politikën dhe pushtetin, deklaroi: “Kur të mbarojmë këto dosje do të shkojmë në Shqipëri, dhe duhen fikur dritat në shumë zyra”. Sepse aty u pa politizimi i krimit. Ai kalorësi francez i kishte thënë Ramës më shumë se çdo ministër: më kërkove ndihmë, por ndihma nënkupton të lëvizë dhe SPAK, të nxitohen dosjet.

Pse nuk e pyeti ministrin:

– Sa ministra të qeverisë kanë pasur telefona të enkriptuar?

– Sa deputetë?

– Sa kryebashkiakë?

– Sa funksionarë të drejtësisë?

– Sa biznesmenë të oborrit të qeverisë?

– Sa gazetarë?

– Sa oficerë policie?

– Sa diplomatë?

Janë aq shumë, sa Rama do të harronte Kodin Penal me 1.000 nenet e tij kaotike.

Për veten nuk kishte nevojë të pyeste. Ai e di shumë mirë çfarë telefonash ka pasur. Edhe ministri francez e di. Kjo është ajo “paanshmëria e pavarur” e Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.