E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Nuk ka punë në kafe  duke i thënë Kryeministrit ‘o legen na gjej punë’
Lajme

Rama: Nuk ka punë në kafe duke i thënë Kryeministrit ‘o legen na gjej punë’

Kryeministri Edi Rama ishte sot në panairin e punës në Tiranë, duke vizituar stendat e vendosura në sheshin Skenderbej.

“Në të gjitha ndërmarrjet në Shqipëri ka vende pune”, tha Rama, ndërsa ka vënë theksin se qytetarët duhet të kërkojnë punën, pasi ajo nuk vjen në shtëpi.

“Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme të ndajmë këtë vijë, të funksionojmë si forcë lëvizëse që shtyn drejt punësimit në sektorin privat.

Pagat duhet të rriten, por duhet të rritet ekonomia dhe që kjo të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë.

Në këtë panair ka paga të ulëta, mesatare por edhe të larta. Punë ka, por nuk është as në kafe me lekët e mamit dhe babit ose në Facebook duke i thënë kryeministrit ‘o legen na gjej punë”, u shpreh Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.